Lorik Cana uron në mënyrë të veçantë Dua Lipën

Lorik Cana uron në mënyrë të veçantë Dua Lipën

Lorik Cana ka disa fjalë pasi Dua Lipa është shpërblyer me dy çmime në "Grammy Awards".

Dua Lipa ka arritur që fitojë dy çmime “Grammy”, atë për “Këngën më të mirë në zhanrin dance” dhe “Artisten më të mirë të re”.

Këngëtarja ka bërë krenarë gjithë shqiptarët, pasi ka bërë historinë si shqiptarja e parë që fiton çmim në këtë event prestigjioz.

Dua Lipa ka pranuar urime të shumta pasi mori çmimet “Grammy”, atë e uroi edhe Lorik Cana përmes një fotografie në InstaStory.

“Artistja e parë shqiptare që fiton çmime Grammy. 2 bile”, ka shkruar Loriku duke e etiketuar këngëtaren mbi foto.