Arrestohen dy persona në Prishtinë

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Të njëjtit janë përfshirë në një mosmarrëveshje mes veti.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti. Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i prehtë dhe një mjet i fortë dhe si pasojë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.