Duro jep dorëheqje një ditë pas eliminimit nga kupa

Duro jep dorëheqje një ditë pas eliminimit nga kupa

Shpëtim Duro nuk është më trajner i Dritës së Gjilanit.

Tekniku kryeqytetas ka dhënë dorëheqjen nga detyra vetëm një ditë pasi “intelektualët” u eliminuan në Digitalb Kupën e Kosovës nga skuadra gjakovare, Vëllaznimi. Duke humbur mundësinë për të fituar trofeun e vetëm ky Drita ishte në garë, Duro e ka parë të udhës të “hapë krahun” për mosarritje të objektivave. Në njoftimin e klubit të Dritës shkruhet:

“Klubi ynë, FC DRITA, ju njofton që ka dhënë dorheqjen kryetrajneri Duro!

Pas një takimi që kishim menjëherë pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palëve është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorëheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardhekaltër.

FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese.”