Ancelotti e projekton Hysajn titullar, por në të majtë

Ancelotti e projekton Hysajn titullar, por në të majtë

Elseid Hysaj është aktivizuar titullar në 16 nga 23 ndeshjet e Serisë A në këtë sezon, në dy sfida është futur në fushë si zëvendësuar.

Situata paraqitet edhe më problematike në Kupën e Italisë, ku është aktivizuar vetëm në një takim, ndërsa në fazën e grupeve të Championsit në një rast është preferuar titullar, ndërsa në dy sfida të tjerë si zëvendësues.

Me Carlo Ancelottin e ka humbur statusin e titullarit të padiskutueshëm, që e kishte fituar në dy sezone me Sarrin në drejtim. Edhe pse u fol shumë për një largim të tij të mundshëm në merkaton e janarit, shkodrani kuqezi mbeti në organikën e Napolit. Dhe jo më kot. 25-vjeçari pritet të aktivizohet titullar në takimin e parë me Zyrihun në transfertë në fazën 1/16. Por jo në rolin e tij të prefuar, si mbrojtës i djathtë, ku Ancelotti pritet t’i besojë francezit Malcuit, por në të majtë, aty k, për momentin, asnjë nuk është më i besuar se Hysaj (Mario Rui ka probleme fizike).

Ancelotti vazhdon të ketë besim tek Hysaj, edhe pse në shumë ndeshje ka vendosur ta lërë në stol, duke menduar të ndryshojë diçka në fazën sulmuese. Futbollisti kuqezi, në çdo rast, është gati për t’iu përgjigjur apelit, pak rëndësi ka në të djathtë apo të majtë./SS/