Spanja para zgjedhjeve të parakohshme

Spanja para zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez po shqyrton mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për 14 prill, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve EFE, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare.

Parlamenti spanjoll voton të mërkurën mbi buxhetin e Sanchez për vitin 2019, edhe pse Partia Socialiste në pushtet mban më pak se një të katërtën e vendeve në Dhomën e Ulët dhe ka problem të marrë mbështetje për marrjen e vendimeve.