
Ndeshja KEK-u – Llapi e hap stinorin pranveror në IPKO Superligë
Ndeshja ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, e cila do të zhvillohet, të premten, në orën 13:30 , në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, do ta hapë stinorin pranveror në IPKO Superligë.
Dy ndeshje do të luhen të shtunën, derisa e diela është rezervuar për derbin e qytetit, Drita – Gjilani, ndeshje e cila do ta hijeshojë edhe festën e 11-vjetorit të Pavarësisë. Ndërkohë, java e 18-të do të mbyllet me dy ndeshje tjera interesante që zhvillohen të hënën, ku Prishtina sfidohet nga rivali lokal Flamurtari, derisa Feronikeli luan si mysafir kundër Lirisë. .
E premte, 15 shkurt
13.30 KEK-u – Llapi
E shtunë, 16 shkurt
13.30 Ballkani – Drenica
13.30 Ferizaj - Trepça ‘89
E diel, 17 shkurt
13.30 Drita – Gjilani
E hënë, 18 shkurt
13.30 Flamurtari – Prishtina
13.30 Liria – Feronikeli