Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 30 cent dhe u tregtuan me 61.80 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 47 cent dhe u treguan me 62.10 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 60 cent dhe u tregtuan me 52.12 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 82 cent.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,311.22 dollarë amerikanë për onz.