Stop dhunës në shkolla

Stop dhunës në shkolla

Sot  në Gjimnazin “Vёllezёrit Frashëri në Deçan“ u mbajt një trajnim informues-bashkëbisedues me nxënësit e këtij Institucioni arsimor ku me këtë rast u anketuan nxënësit lidhur me dhunën dhe dukuritë  negative në shkolla.

Përmes bashkëbisedimit është munduar  të ngritet vetëdija për të mos i heshtur rastet ngase ato edhe mund të eskalojnë por t`i identifikojnë predispozitat e dhunës dhe t`i raportojnë ku dhe si duhet, duke shmangur rreziqet e përshkallëzimit të rasteve.

Tekstet e pyetësorëve dhe  broshurave informuese kane pasur  karakter sensibilizues për nxënësit, dhe janë dizajnuar që të adresojnë  fushën e dhunës fizike dhe psikologjikë.

Drejtori i OJQ ‘Rinia’ Liridon Istrefaj, mbajti një ligjëratë e cila u  realizua me qindra  të rinj të këtij Institucioni prestigjioz arsimor.

Po ashtu ai shtoi se qëllimi i tij është shpërndarja e qasjes pozitiviste tek të rinjtë ku në mënyrë të shkoqitur bashkëbisedojë me të rinjtë për aspekte pozitive të qasjes dhe zhvillimit tek të rinjtë.

Prandaj si  rezultat doli ,është ngritur e vetëdija e nxënësve kundër dhunës/dhe ngacmimeve në shkolla, vajzat e reja dhe djemtë e rinj janë me aktive dhe janë paragjykues kundër  dhunës. Është krijuar dhe shpërndarë broshura për nxënësit rreth parandalimit të dhunës me mbishkrimin “STOP DHUNES NE SHKOLLA”. Është parandaluar gjuha e urrejtjes përbrenda rinisë.

Në këtë rast , dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë më të thellë për gjithë nxënësit  që pranuan të marrin pjesë në këtë vlerësim, si dhe ndarjen e mendimeve, opinioneve, rekomandimeve të cilat do të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë fenomenin  e dhunës ne shkolla.

Ndërsa në fund, Liridon Istrefaj falënderoi të pranishmit duke thënë se ndihet i privilegjuar që kjo punë rezultojë me një sukses të madh dhe të pranuar nga të rinjtë e këtij Institucioni arsimor me renome në komunën e Deçanit. Projekti është financuar nga MKRS-ja, dhe përkrahur nga Komuna e Deçanit.


MË SHUME NGA Nacionale