Rama: Platforma jonë u jep fuqi njerëzve pa përkrahje

Rama: Platforma jonë u jep fuqi njerëzve pa përkrahje

Paraqitja e pesë rasteve të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes, është vetëm një pjesë e vogël e qindra rasteve të tjera që janë zgjidhur dhe vazhdojnë të zgjidhen nga “Shqiperiaqeduam.al”.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes në Kryeministri, theksoi se çdo javë platforma u jep zgjidhje shumë problemeve që kanë mbetur të pazgjidhura. “Janë mijëra raste që përndryshe nuk do ishin zgjidhur. Asnjë qeveri e mëparshme nuk ka arritur t’u japë njerëzve këtë mundësi. U kanë munguar instrumente si platforma dhe zyrat e marrëdhënieve me Publikun kanë qenë të degraduara dhe pa efikasitet. Platforma jonë u jep fuqi njerëzve pa përkrahje, atyre që janë mundur të ngrenë zërin por nuk janë dëgjuar. Ne besojmë fort tek kjo mënyrë komunikimi këtu, pasi është një gjë kur e them unë, dhe tjetër gjë kur njerëzit shohin të ngjashmit e tyre që tregojnë me fakte, që janë qytetarë e jo kukulla e vijnë nga hallet dhe problemet e jetës reale”. Falënderoj edhe ekipin për punën e mirë që po vazhdon të bëjë”, përfundoi kryeministri Edi Rama.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare