Gripi në Kosovë akoma nën pragun epidemik

Gripi në Kosovë akoma nën pragun epidemik

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 1 tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.725 raste të  dyshimta  në  grip, 4.155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste  me infeksione të rënda respiratore akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.  

Gjatë periudhës 7 janar-  13 janar  janë raportuar 1.999 raste  ILI dhe  273 raste ARI dhe 4 raste SARI.

Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 360 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 110 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 62 mostra është bërë subtipizimi 31 mostra Influencë A i takojnë subtipit AH1pdm09.

Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste exitus të konfirmuara  me Influencë AH1N1.  Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal. 

Në Klinikën Infektive, Klinikën  e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve  të fundit janë hospitalizuar 9  raste  me Dg. Bronchopneumonia bill. Dhe 3 raste me Dg.Status  griposus.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen.