Sulmet kibernetike, Rusia planifikon të shkëputet nga interneti

Sulmet kibernetike, Rusia planifikon të shkëputet nga interneti

Rusia po planifikon të shkëputet për kohë të shkurtër nga interneti, në kuadër të planifikimeve për luftën kibernetike në të ardhmen.

Testimi do të thotë që kalimi i të dhënave në mes të qytetarëve dhe organizatave ruse mbetet brenda Rusisë dhe nuk qarkullon ndërkombëtarisht, shpjeguan autoritetet.

Prova është pjesë e projektligjit, i quajtur Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale, i cili kërkon nga autoritetet ruse të garantojnë se mund të veprojnë vetëm në rast se fuqitë e huaja e izolojnë Rusinë nga interneti.

NATO-ja dhe aleatët e saj kanë kërcënuar se do të sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e tjera në internet, të cilat Moska i mohon.

Testimi pritet të ndodhë para 1 prillit, por data e saktë nuk dihet ende.