Bruksel, për shkak të grevës të mërkurën anulohen të gjitha fluturimet

Bruksel, për shkak të grevës të mërkurën anulohen të gjitha fluturimet

Drejtori i Përgjithshëm i aeroportit Marc Descheemaecker tha se greva mund t`i kushtojë ekonomisë së vendit nga 10 deri në 13 milionë euro.

Për shkak të grevës së punonjësve në sektorin e transportit, të mërkurën më 13 shkurt, do të anulohen të gjitha fluturimet në aeroportin e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel.

Descheemaecker tha gjithashtu se fluturimet do të ridrejtohen në aeroportet e vendeve fqinje.

Brussels Airlines ka vendosur të anulojë 222 fluturime në ditën kur është planifikuar greva.

Pritet që ky vendim të ndikojë tek rreth 16.000 pasagjerë./aa/


MË SHUME NGA Bota