Dy Koretë letër të përbashkët për organizimin e Olimpiadës 2032

Dy Koretë letër të përbashkët për organizimin e Olimpiadës 2032

Letra do t`i dorëzohet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të premten, ku Koreja e Jugut si kandidat pritës ka zgjedhur Seulin dhe Koreja e Veriut me gjase do të zgjedhë Phenianin

Qeveritë e dy Koreve të premten në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) do të dorëzojnë një letër qëllimi për organizimin e përbashkët të Lojërave Olimpike 2032.

Qeveritë e dy Koreve që nga viti i kaluar paralajmëruan kandidimin e tyre të përbashkët për organizimin e Lojërave Olimpike Verore në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe ndërtimit të paqes në Gadishullin Korean.

Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se Komiteti Olimpik i Koresë së Jugut (KSOC) sot përzgjodhi Seulin si qytet kandidat për pritjen e Olipmiadës.

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli fitoi me 49 vota në konkurrencë me Busana e cila mori votat e 34 delegatëve.

Autoritetet verikoreane ende nuk kanë përzgjedhur qytetin kandidat, por duke patur parasysh infrastrukturën aktuale, ka gjasa që të jetë kryeqyteti Phenian./AA/