Sallatë me rrepë të kuqe

Sallatë me rrepë të kuqe

Rrepa e kuqe është një shoqëruese e përsosur e një darke të thjeshtë e të lehtë.

Përbërësit

1 rrepë e kuqe

1 mollë e gjelbër

1 qepë e kuqe

3 karota

1/2 lëng limoni

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Të gjithë përbërësit pastrojini e përgatisni.

Rrepën, karotën e qepën qërojini.

Mollën lajeni, ndajeni përgjysmë dhe largojani bërthamat.

Më pas, të gjitha pritini imët me thikë ose grijini në rende.

Bëjini bashkë, hidhjani lëngun e gjysmë limoni.

Sallatën trazojeni mirë e lëreni të pushojë për gjysmë ore në frigorifer.

Më pas kriposeni dhe vendosni piper sipas dëshirës dhe shërbejeni.