Dy çmime “Grammy”, nuk ka si të mungojë urimi i të dashurit të Duas

Dy çmime “Grammy”, nuk ka si të mungojë urimi i të dashurit të Duas

Dua Lipa ka fituar dy çmime në ceremoninë "Grammy Awards".

Dua Lipa ka arritur të fitojë në dy kategori në “Grammy Awards”, atë për “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Përveç Duas, këtij suksesi i janë gëzuar shumë edhe prindërit e këngëtares dhe i dashuri i saj, Isaac Carew.

Përmes rrjeteve sociale, Isaac Carew e ka uruar Duan me fjalët më të bukura, duke u shprehur krenar për të.

“Krenar, të kam thënë që do kthehesh me dy, por nuk e pranoje. Jam shumë krenar me ty! P.s Sa fit je në këtë foto”, janë fjalët e Carew.