Mëlçi me speca

Mëlçi me speca

Nuk ka rëndësi nëse do të gatuani mëlçi viçi apo pule. Që të dyjat bëhen shumë të shijshme në këtë kombinim.

Përbërësit

500 gr mëlçi viçi

2 qepë

2 speca të kuq djegës

2 thelpinj hudhre

vaj

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Mëlçitë lajini dhe pritini në copa më të mëdha.

Qepën e grirë skuqeni në vaj, shtojani hudhrën dhe specat.

Fërgojini bashkë të gjitha derisa të zbuten perimet.

Në një enë tjetër, fërgojini mëlçitë në vaj, derisa të skuqen.

Në fund mëlçitë e fërguara bëjini bashkë me salcën e gatuar me speca e qepë.