Hoti: Taksa të pezullohet

Hoti: Taksa të pezullohet

Profesori Afrim Hoti mendon që taksa ndaj Serbisë duhet pezulluar dhe nuk duhet hequr.  

Ai ka komentuar kështu në RTK 3, pas suspendimit të vizitës në Kosovë nga ana e  Gjeneralit Orr, Komandant i Gardës së Iowas.  

“Është indikacion serioz. Është moment për të reflektuar. Jo heqje të taksës, por pezullim. Ka disa forma të shtegdaljes. Taksa duhet mbajtur në kuptimin juridik, por bashkë me amerikanët duhet të bashkërenduar për interesat tona. Të pezullohet taksa, për t’i dhënë një mundësi paqes, për të parë që pala tjetër të reflektojë”, ka thënë ai. “Kjo është një mundësi që duhet dhënë palëve për marrëveshje”.