Pajaziti: Nëse kërkesa për taksën serioze, mosveprimi është naiv

Pajaziti: Nëse kërkesa për taksën serioze, mosveprimi është naiv

Profesori Naser Pajaziti ka thënë se në rast se kërkesa e SHBA-së për heqjen e taksës është serioze atëherë ajo duhet hequr.

Ai ka komentuar kështu në RTK 3, pas suspendimit të vizitës në Kosovë nga ana e  Gjeneralit Orr, Komandant i Gardës së Iowas.  

“Nuk është diçka serioze. Nëse do të ishte serioze atëherë Qeveria e Kosovës do ta hiqte taksën. Nuk jemi ne aq të fuqishëm që ta kundërshtojmë SHBA-në. Nëse është kërkesë serioze do të ishte naïve nga Qeveria e Kosovës që të mos hiqej. Në asnjë mënyrë nuk duhet që veprimet tona të jenë në kundërshtim me SHBA-në”, ka thënë ai. “Ajo është e interesuar që çështjen e Kosovës ta zgjidhë”.