Gecaj: Mosmbështetja e FSK-së nga SHBA-ja do ta kthente mbrapa FSK-në

Gecaj: Mosmbështetja e FSK-së nga SHBA-ja do ta kthente mbrapa FSK-në

Hysen Gecaj, analist për çështje sigurie, ka thënë se për FSK-në mosmbështetja nga SHBA-ja do të ishte e keqe për FSK-në.

Ai ka komentuar kështu në RTK 3, pas suspendimit të vizitës në Kosovë nga ana e  Gjeneralit Orr, Komandant i Gardës së Iowas.  

“Këto duhet kuptuar si vërejtje serioze. FSK deri tash ka përfituar shumë nga SHBA-ja. Nëse ka masa ashti siç I ka paralajmëruar SHBA për FSK-në, atëherë do të kishte pasoja të mëdha. Ndërprerja e mbështetjes dhe e trajnimeve do ta kthehnte mbrapa FSK-në”, ka thënë ai. “SHBA është partneri kryesor i FSK-së”.