Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Besa Muja, Stiliste e Enterierit nga BESA GM Interiors. Ajo do të flas për disa nga stilet në dizajnin e enterierit dhe si t`i dallojmë.
Kurse Vesë Kelmendi hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, do të flas për perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm.
Për fillimin e “Panairi të edukimit 2019”, i ftuar është Fisnik Osmani koordinator nga Smart Center.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

Autor: RTKlive