VIDEO- Filigrani përtej artizanatit

VIDEO- Filigrani përtej artizanatit

Projekti më i fundit i organizatës EC Ma Ndryshe është “ Filigrani përtej artizanatit” i cili po realizohet në bashkëpunim me Shoqatën “Filigran”.

Valon Xhabali nga organizata EC Ma Ndryshe tha se ky projekt ka për qëllim ta ruajë zejen e filigranit që është e njohur në Prizren.

“Bartjen e zanatit tek të rinjtë dhe te gratë po mundohemi ta bëjmë nëpërmjet disa mënyrave. Projekti ka dy targetgrupe: të rinjtë që të mos shuhet zeja dhe gratë që mund të punojnë edhe prej shtëpie ose të hapin biznesin e tyre “, tha ai sot emisionin “Aktual” në RTK3.

Xhabali tha se aktivitet tjetër i projektit është edhe përgatitja e një kurrikule të cilën po mundohen me Komunën e Prizrenit ta fusin në lëndët mësimore në këtë komunë.

“ Që të ketë interesim te të rinjtë si lëndë zgjedhore.Në anën tjetër një ndihmë Shoqatës së “Filigranit” është përgatitja e një strategjie të marketingut dhe krijimi i një platforme me qëllim që zeja e filigranit të ketë qëndrueshmëri”,tha ai .

Xhabali njoftoi se grupi i dytë me 15 pjesëmarrës ka filluar dje në Prizren me trajnimet ku janë të përfshira edhe komunitetet.”E mira e kësaj është se kemi pjesëmarrës edhe nga Dragashi, Suhareka dhe Malisheva.Ka diversitet kulturor, pjesëmarrësit janë nga komuniteti turk dhe ai boshnjak”, tha ai .

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Autor: Autor:RTKlive