Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet kryesisht i vranët e prej orëve të mesditës do të ketë intervale kthjellimesh në zonat e ulëta e bregdetare.

Sipas shërbimit meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët deri në orët e mesditës, më tej reshjet marrin karakter lokal.

Në lartësitë mbi 300 metra në Verilindje e mbi 600 metra në Lindje e Juglindje do të ketë reshje bore.

Dëborë parashikohet dhe në lartësi mbi 1000 metra në qafat e maleve të zonës Jugore. Intensiteti i reshjeve do të jetë mesatar deri në orët e mëngjesit. Më tej reshjet e borës mbeten me intensitet të ulët e lokale deri mesditë.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut dhe prej mesditës kthen nga Veriu me shpejtësi 5-25m/sek. Erë intensive parashikohet përgjatë vijës bregdetare pasdite dhe në mbrëmje.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.