Paratici: Donim të blinim Icardin, morëm Ronaldon

Paratici: Donim të blinim Icardin, morëm Ronaldon

Në ditën kur Juventusi zyrtarizoi afrimin e Aaron Ramsey-t, Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjve, zbulon prapaskenat e afatit të verës, që kulmoi me blerjen e Cristiano Ronaldos nga Reali i Maridit, një lëvizje që befasoi opinionin futbollistik.

Gjithashtu, ai u paraprin disa lëvizjeve të tjera të mëdha, që do ta përforcojnë edhe më shumë klubin bardhezi.

Duke folur për ngjarjet e verës së kaluar, ai theksoi se plani i drejtuesve ishte të mposhtnin konkurrencën e skuadrave rivale dhe të motivonin më shumë ekipin bardhezi.

“Ishim të mendimit se duhet të blinim Icardin e të bënim një rrëmujë të madhe… ose të blinim Ronaldon. Dhe kështu ndodhi. Në përballjen me Realin, Mendez, sikurse bën zakonisht, u afrua dhe unë i thashë: Cristiano ka shënuar gola të pabesueshëm. Ai më pa dhe më tha: Ti ndoshta nuk e beson, por ai do të lëvizë nga Reali dhe dëshiron të vijë tek Juventusi….”