Kapen 77 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar

Kapen 77 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar

Rreth 77 kilogram drogë është kapur në kufirin greko-shqiptar.

Marihuana u zbulua brenda një mjeti që udhëtonte në aksin Kozani-Janinë.

Mjeti drejtohej nga një 48-vjeçar grek, i cili u arrestua.

Brenda automjetit u gjetën dhe u sekuestruan 12 pako me 76 kg e 900 gram marihuanë, 1 pistoletë Browning me një krehër me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.