Formula 1 me surpriza, makina e re Williams ndryshon pamje dhe emër

Formula 1 me surpriza, makina e re Williams ndryshon pamje dhe emër

Prezantimi i makinave të Formula 1 ka vijuar sot me një tjetër skuadër, Williams, që sezonin e ri do të ketë një emër të ri, Rokit Williams Racing. Kjo kushtëzuar nga bashkëpunimi që makina britanike ka me sponsorin e saj të ri, Rokit, duke konfirmuar ndërprerjen e marrëveshjes me ish-sponsorin Martini.

Makina e re Williams (FW42) dhe do të pilotohet nga Robert Kubica e George Russell. Një njëvendëshe tërësisht e re për sa i përket paraqitjes së saj të jashtme, shumë larg asaj tradicionale me ngjyrë të bardhë. Makina e re është ngjyrë blu e hapur dhe me të bardhë, transmeton Telesport.

Njëvendëshja e re ka shumë ndryshime këtë sezon për sa i përket pilotëve që do ta ulen në të. Rikthehet veterani Robert Kubica (pas 8 vitesh), që do të ketë në krah një të ri të talentuar si Russell. Një dyshe që ka si objektiv rikthimin e Williams në nivelet e dikurshme, kur shpallej kampione në Formula 1.