Osmani: Do të kemi zgjedhje presidenciale të lira

Osmani: Do të kemi zgjedhje presidenciale të lira

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me shefin e Misionit të OSBE-së, në Shkup, Ambasadorin Klemens Koja.

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht potencoi rolin e rëndësishëm të misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë në veçanti në mbështetjen e proceseve reformuese të Qeverisë, ku edhe vlerësoi se neutraliteti i deritanishëm dhe kontributi që misioni dha në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi, në implementimin e parimit të sundimit të ligjit në dobi të Republikës së Maqedonisë.

“Reformat zgjedhore janë një nga sfidat më të rëndësishme për periudhën e ardhshme, duke e kyçur këtu edhe implementimin e të gjithë rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR, në veçanti në prag të zgjedhjeve presidenciale, duke pasur parasysh se prioriteti ynë, janë zgjedhjet presidenciale të lira, të drejta dhe të besueshme” – theksoi Osmani, duke i potencuar edhe reformat tjera të cilat e presin vendin në prag të Raportit të ri të Komisionit Evropian në prill. Në këtë drejtim ai shprehu kënaqësi në miratimin e ligjit të ri për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave që do të kontribuojnë në arritjen e preventivës më efikase dhe luftës kundër korrupsionit, njëkohësisht shprehu kënaqësi që me të njëjtin përforcohet edhe efikasiteti dhe pavarësia e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me të cilën përbërja e re duhet të mbikëqyr procesin zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë kohës së bisedës bashkëbiseduesit iu referuan edhe mbështetjes dhe ndihmës të cilën Misioni i OSBE-së në Shkup ia siguron Republikës së Maqedonisë në drejtim të përmbushjes së reformave edhe në sferat tjera si që janë: gjyqësori, mediat, sektori civil etj, si dhe u diskutuan sfidat aktuale: për implementimin e Planit 18 përgatitja e kontributit të vendit drejt Raportit të Komisionit Evropian, si dhe të gjitha aktivitetet tjera lidhur me realizimin final të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë anëtarësim në BE dhe NATO. /Alsat-m


MË SHUME NGA Rajoni