Godet këmbësoren me veturë,ikën nga vendi i ngjarjes pastaj arrestohet

Godet këmbësoren me veturë,ikën nga vendi i ngjarjes pastaj arrestohet

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij viktimën femër në vendkalimin për këmbësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij në vendkalim të këmbësorëve e ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare dhe pas goditjes me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.