VIDEO-FSK do të pranojë 650 ushtarë të rinj

VIDEO-FSK do të pranojë 650 ushtarë të rinj

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dje ka shpallur zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1) - ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Afati i konkurrimit do të jetë deri më 22 shkurt 2019.

Skënder Zhitia drejtor i personelit në Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, tha se konkursi është shpallur në bazë të planit dhe plani është dhjetëvjeçar.

“Departamenti ka hartuar planin për rekrutimin e ushtarëve të rinj”, tha ai sot në “Studio të Hapur”, në RTK3.

Sipas tij janë marrë masat e duhura që konkursi të shkojë mbarë. Zhitia bëri me dije se kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1(ushtar) të FSK-së janë: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë të përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-23 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit si dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Autor: RTKlive