Napoli gjen pasuesin e Hamsikut

Napoli gjen pasuesin e Hamsikut

Mediat spanjolle shkruajnë se Napoli ka arritur një marrëveshje verbale me mesfushorin e Villarealit, Pablo Fornals, për një transferim këtë verë. 

Edhe gjatë afatit të janarit u përfol për një kalim të 22-vjeçarit në Itali, por mes palëve nuk u arrit një marrëveshje. Me Marek Hamsik drejt Kinës, duket se klubi i kaltër ka zgjedhur pasuesin e sllovakut dhe që duket se është pikërisht spanjolli. Për ish-mesfushorin e Malagas, i cili u bashkua me Villarealin në vitin 2017, është folur edhe për një interesim nga ana e Arsenalit. Fornalas është titullar i padiskutueshëm në “El Madrigal”, ndërkohë që kontrata e tij me “Nëndetësen e Verdhë” përfundon në vitin 2022.