Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Republika e Sllovenisë sot në seancë të jashtëzakonshme e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë, Sllovenia u bë vendi i dytë i vendeve anëtare të aleancës, pas Greqisë, që e kanë ratifikuar Protokollin qasës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Në seancë para votimit mbajti fjalim kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i cili e kryesoi delegacionin e Kuvendit të Maqedonisë në vizitën e punës në Lubjanë. Ai shprehu falënderim në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se me këtë akt është konfirmuar marrëdhënia fqinjësore ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Xhaferit, edhe njëherë është treguar se mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura. Ai e theksoi rolin e të dy parlamenteve, të cilët në tre shekuj ndërtuan marrëdhënie intensive bilaterale.

Në fjalim Xhaferi rrëfeu edhe për gjendjen në Maqedoni, për ndryshimet kushtetuese të miratuara në bazë të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilan, siç tha, është tejkaluar kontesti rreth emrit kushtetues që e pengonte Maqedoninë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së. Sipas Xhaferit, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe miratimi i saj në Kuvendet nacionale. ai pret që deri në fund të vitit protokolli të miratohet nga parlamentet e 29 vendeve anëtare të NATO-s. Xhaferi pret që këtë vit të marrim edhe datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, Komisioni për Ligje të Kuvendit të Shqipërisë njëzëri e ka miratuar protokollin i cili e ka hapur rrugën ratifikim të Protokollit, ndërkaq votimi në seancë plenare në shtëpinë legjislative në Tiranë do të jetë të enjten, kur njëkohësisht pritet që pa probleme të votohet njëzëri pranimi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e re e NATO-s.

Pritet që Talat Xhaferi të marrë pjesë edhe në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Të premten e kaluar Kuvendi i Greqisë e ka ratifikuar e para Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, dy ditë pas solemnitetit në selinë e Aleancës në Bruksel.


MË SHUME NGA Rajoni