Ivanov “bojkoton” flamurin e NATO-s para Qeverisë

Ivanov “bojkoton” flamurin e NATO-s para Qeverisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, edhe pse i ftuar sipas Qeverisë, dhe jo i ftuar sipas kabinetit të tij, nuk ka marrë pjesë në ceremonin solemne të ngritjes së flamurit të NATO-s para objektit të Qeverisë.

Nga Qeveria kanë njoftuar se presidenti, Gjorge Ivanov, ka qenë i ftuar në aktin solemn të ngritjes së flamurit të NATO-s. Nga ana tjetër nga kabineti i presidentit Ivanov, për Tv Telma, kanë thënë se presidenti nuk ka qenë i ftuar të marrë pjesë në këtë ceremoni solemne.

Përndryshe, para Qeverisë ishin të pranishëm një numër i madh i ish-funksionarëve dhe funksionarëve aktual, midis të cilëve edhe ish-kryeministra, por nuk ishte prezent lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ndërsa nuk ishte prezent edhe ish-shefi i shtetit Branko Cërvenkosvki. (koha.mk)