Ambasadori amerikan uron Dua Lipën për çmimet Grammy

Ambasadori amerikan uron Dua Lipën për çmimet Grammy

Ambasadori amerikan, Phillip Kosnett ka uruar këngëtaren kosovare, Dua Lipën për çmimet në Grammy.

Kosnett ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore.

“Urime Dua Lipës për çmimin e saj në Grammy, për artisten e re më të mirë. Gjithmonë mrekulli të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore”, ka shkruar Kosnett në ‘Twitter’.

Dua Lipa, ka fituar dy çmime Grammy, për “Artisten e re më të mirë” si dhe atë për “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”.