Nesër tërheqja e shortit për kupë

Nesër tërheqja e shortit për kupë

FFK ka njoftuar se nesër do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës.

"Nesër (e mërkurë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Pjesëmarrjen në gjysmëfinale e kanë siguruar Ballkani, Feronikeli, Trepça’89 dhe Vëllaznimi", thuhet në njoftimin e FFK-së.

Vëllaznimi në çerekfinale e ka eliminuar Dritën, Trepça 89 pas penalltive e ka eliminuar Prishtinën, ndërkohë që Feronikeli ka arritur ta mposhtë Ferizajn e Ballkani në vazhdime e mposhti Kikën.