Berlinale: Ndahen çmimet për 10 aktorët më të mirë në Evropë

Berlinale: Ndahen çmimet për 10 aktorët më të mirë në Evropë

Në sallën e “Berlin Palas” mbrëmë ishin ndarë çmimet për dhjetë aktorët më të mirë të rinj në Evropë mes tyre edhe aktori maqedonas Bllagoj Veselinov.

Veselinovit dhe pjesëmarrësve të tjerë evropianë të “Shuting stars” (Shooting Stars)  në Festivalin e Filmit në Berlin, çmimet i ndanë anëtarët e jurisë së sivjetme për këtë program, regjisorja Teona Mitevska dhe aktori Ingvar Sigurdson (Islandë).

Këto çmime janë nën patronazh të platformës së promovimit të filmit evropian (SFP), anëtare e së cilës është edhe Agjencia e Filmit të Maqedonisë e cila propozon aktorë nga vendi i saj.

“Shuting stars” është nisma më e vjetër dhe prestigjioze për promovimin e talentit evropian të marketit ndërkombëtar të filmit, ndërsa nga çmimi i parë në vitin 1998 e deri më tani Berlinalja si një ndër festivalet më të mëdha të filmit në botë janë prezantuar 303 aktorë dhe aktore të shpërblyer mes të cilëve edhe fituesja e Çmimit Oskar Alisija Vikander.

Ky është fituesi i tretë nga Maqedonia, pas Labina Mitevskës në vitin 2009 dhe Natasha Petroviq në vitin 2011./koha.mk/