
14:36 / 12.02.2019
Qeveria me strategji për bashkëpunim me Shoqërinë Civile
Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023 dhe planin e veprimit 2019-2021
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo tregon për vullnetin e Qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile.
“Kjo strategji përkufizon objektivat dhe politikat që Qeveria synon t’i arrij për përmirësimin e mjedisit për shoqërinë civile. Qeveria tregon për përkushtimin e saj me organizatat dhe shoqërinë civile”, ka thënë Haradinaj.