Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih

Cipras dhe Zaev takohen të premten në Munih

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të takohen të premten në Konferencën për siguri në Munih.

Ngjarjen e konfirmojnë edhe nga Qeveria. Sipas mediave greke, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë në Konferencë do ta fitojnë çmimin “Evald fon Klajst”, për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar për emrin. Konferenca për siguri në Munih, është konferenca më e madhe e këtij lloji në Botë.

Këtë vit do të marrin pjesë shefat e 35 shteteve dhe qeverive dhe mbi 80 ministra të mbrojtjes dhe punëve të jashtme. Fitues paraprak të çmimit, i cili ndahet për kontribut për paqe dhe zgjidhjes së konflikteve janë Henri Kisinxher, Havier Solana dhe Xhon Mekkejn.

Në konferencën në Gjermani, e cila mbahet tradicionalisht në pjesën e dytë të muajit shkurt, është njoftuar pjesëmarrja e kancelares Angela Merkel, Majk Pens, Jens Stoltenberg dhe Federika Mogerini. /Alsat-m