Iniesta: Futbolli në Japoni është shumë më ndryshe se në Spanjë

Iniesta: Futbolli në Japoni është shumë më ndryshe se në Spanjë

Sa herë përmendim emrin e Andres Iniestës, në mendjen tona vijnë menjëherë pamjet e një asisti të mrekullueshëm të dhuruar nga spanjolli. 

Tashmë në aventurën e tij në Japoni, mesfushori rrëfehet për “Equerie” për sa i përket aventurës së tij të re me Visel Cobe.

“Gjashtë muajt e parë në futbollin japonez, nuk kanë qenë të lehtë. Gjithçka është ndryshe nga Spanja, por më në fund gruaja dhe fëmijët janë përshtatur. Erdha këtu direkt pas botërorit dhe nuk kisha kohë të organizohesha. Kemi mësuar diferencën mes 2 kulturave. Japonezët janë shumë të qetë se ne dhe refelektohet edhe në stadiume. Kam mësuar të flas japonisht për gjërat e thjeshta, kur bëhet fjalë për biseda të thella, kam përkthyes. Jam surprizuar nga sforcoja e disa lojtarëve për të mësuar pak spanjisht. Fansat i përjetojnë ndeshjet për atë që janë. Ata përshëndesin pavarësisht rezultatit. U habita nga fansat, sepse e përjetojnë humbjen ndryshe nga europianët. Më ka befasuar kjo”. shprehet fillimisht Iniesta.

“Kam qenë gjithmonë me një ekip kompetitiv, nuk më pëlqen të humb dhe tani po mundohem të mësoj prej tyre dhe të shoh gjithçka me sy tjetër. Periudha këtu është më e qetë se te Barcelona. Kam ndryushuar. Në Spanjë ndihesha bosh fizikisht dhe shpirtërisht, nuk kisha më asgjë. Presioni i të qenit në një klub si Barcelona është i lartë. Në Spanjë kërkohet të mos gabohet kurrë, kurse në Japoni është ndryshe. Mund të humb, por e di që do të zbavitem”, përfundon spanjolli.