Konfirmohet çarja serioze e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Amerikës

Konfirmohet çarja serioze e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Amerikës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S Kosnnett, i dorëzoi Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, letrën nga Mattthew Palmer, Zëvendës asistenti i Sekretarit të shtetit Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zëvendës Drejtori për Çështje të Europës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath.

Letra dramatike që është përcjellë nga Ambasadori Amerikan, i nënshkruar nga tre personalitetet e larta, konfirmon çarjen serioze të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

LETRA ORIGJINALE:

I dashur President Thaçi:

I dashur Kryeministër Haradinaj:

I dashur Kryeparlamentar Veseli:

Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt. Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim. Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta.

Pasiqë pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë. Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqendrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë. Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte. Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen/cungohen.

Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqendrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve. Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim I paarritshëm. Edhepse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrjmë në sigurinë dhe propsperitetin që sjell e ardhmja. Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’i kthehen dialogut. Hapi I parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës. Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju.

Përzemerisht,

Matthew Palmer Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit.

Laura Cooper, Zëvendës Assistentja e Sekretarit të Mbrotjtjes,

John Erath, Zëvendës Drejtori për Çështje të Europës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

 

 


MË SHUME NGA Aktuale