Perez: Modric është një legjendë e Realit!

Perez: Modric është një legjendë e Realit!

Interi por sëfundmi edhe Juventusi ëndërrojnë ta kenë në gjirin tyre, por për dy klubet italiane Luka Modric do të mbetet thjeshtë një ëndërr. 

Fituesi i Topit të Artë i cili po shkëlqen edhe në këtë sezon nën urdhrat e Santiago Solarit ka marrë bekimin e presidentit Florentino Perez dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Los Blancos edhe për disa vite. “ Luka është një legjendë e Realit të Madridit dhe përfaqëson vlerat e klubit tonë”, deklaratë kjo e numrit të Realit, Florentino Perez i cili në një farë mënyre ka blinduar mesfushorin kroat të cilit klubi merengues pritet t’i ofrojë një kontratë të re.