Courtois: Anjë lojtar nuk mund të refuzojë Real Madridin

Courtois: Anjë lojtar nuk mund të refuzojë Real Madridin

Thibaut Courtois pohon se ka qenë i lumtur në Chelsea, por këmbëngul se asnjë futbollist në botë nuk mund ta hedhë poshtë mundësinë për të luajtur për Real Madridin.

“Nuk njoh asnjë lojtar i cili nuk do të dëshironte të luante për Real Madridin”, tha ai për ABC. “Isha shumë i lumtur në Chelsea, ndihesha i integruar plotësisht në klub dhe kisha bashkëlojtarë shumë të mirë. Zero probleme. Por, në derë më trokiti Real Madridi dhe natyrisht kur Reali tregon interesim, atëherë kjo është thirrja më e madhe që mund ta marrësh në futboll”, deklaroi ai.