Ilazi takon ekipën artistike të filmit “ Në kërkim të Venerës"

Ilazi takon ekipën artistike të filmit “ Në kërkim të Venerës"

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, takoi ekipën artistike të projektit filmik “ Në kërkim të Venerës”, ku njëkohësisht u premtoi përkrahje në forma të ndryshme.

Kryetari Ilazi tha se Komuna e Kaçanikut mirëpret iniciativat artistike, dhe si të tilla gjithmonë do të gjejnë përkrahjen institucionale. Nga ana tjetër përfaqësuesit e projektit filmik, falënderuan Komunën e Kaçanikut për pritjen dhe përkrahjen, ndërsa bënë të ditur se filmi do të xhirohet në disa lokacione në Kaçanik, ku me këtë rast edhe do të promovohet qyteti dhe do të bëhet prezantimi i lokacioneve të bukura që ka ky vend.

Filmi “ Në kërkim të Venerës” është me skenar e regji të Norika Sefës, ndërsa është subvencionuar nga Qendra kinematografike e Kosovës. Në takim prezantuan edhe Nënkryetari Ylber Bajra, Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda, ndërsa nga projekti filmik ishin producenti i filmit Besnik Krapi, dhe përfaqësuesit e tjerë Liridon Cahani- line Producer, Besmir Krapi- menaxher i produksionit si dhe menaxheri i lokacioneve Lulzim Rexha.