Shfaqen fotot e Xiaomi Mi 9, përpara lansimit

Shfaqen fotot e Xiaomi Mi 9, përpara lansimit

Zakonisht kompanitë kanë tendencë të presin deri në lansimin zyrtar përpara se të zbulojnë produktet e tyre në tërësi.

Sidoqoftë, në rastin e Xiaomi, CEO i kompanisë vendosi të zbulojë telefonin e tyre përpara njoftimit zyrtar, i cili për ata që nuk kanë informata, është Xiaomi Mi 9 – telefoni i ardhshëm i kompanisë.



Nuk dihet nëse do të ketë më shumë mundësi për ngjyra, por për momentin imazhet e përshkruajnë vetëm telefonin me ngjyrë blu.

Sa i përket specifikave të telefonit, imazhet zyrtare vërtetojnë se telefoni do të paketojë një konfigurim të trefishtë të kamerës në anën e pasme.

Për më shumë, është ndoshta e sigurt të supozojmë se ne do të shohim përdorimin e një procesori Qualcomm Snapdragon 855 dhe kudo mes 6 dhe 8GB RAM.

Telefoni pritet të shpallet zyrtarisht javët e ardhshme në MWC 2019.