Kanella mund të rrisë rrezikun e kancerit nëse hahet në sasi të mëdha

Kanella mund të rrisë rrezikun e kancerit nëse hahet në sasi të mëdha

Kanella është ndër ushqimet më të shëndetshme në botë, e cila është përdorur me mijëra vjet.

Por, varësisht edhe prej llojit të kanellës dhe sasisë së konsumuar, efektet negative që sjell kjo erzë mund të jenë të mëdha.
Disa studime të bëra në kafshë kanë treguar se të hahet shumë kanellë mund të rrisë rrezikun e kancereve të caktuara.

Për shembull, studimet në brejtës kanë zbuluar se ngrënia e një sasie të madhe kanelle mund të shkaktojë tumore kanceroze në mushkëri, mëlçi dhe veshka.

Mënyra në të cilën kanella mund të shkaktojë tumore është e paqartë.

Megjithatë, disa shkencëtarë besojnë se kjo erzë mund të dëmtojë disa organe në mënyrë të përsëritur.

Me kalimin e kohës, dëmtimi mund të shkaktojë që qelizat e shëndetshme të zëvendësohen me qeliza tumorale, të cilat mund të bëhen kanceroze.

Shumica e hulumtimeve mbi efektet kanceroze të kanellës janë kryer në kafshë dhe nëse ekziston kjo ndërlidhje mes kanellës dhe kancerit edhe tek njerëzit duhet bërë studime.