Zaev në Mynih do të takohet me Joe Biden

Zaev në Mynih do të takohet me Joe Biden

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me delegacionin e qeverisë do të marrë pjesë në konferencën e Mynihut për siguri që fillon sot dhe do të zgjasë deri ditën e diell.

Delegacioni i qeverisë, në përbërje të së cilës janë zv. kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe deputeti Xhevat Ademi, do të marrin pjesë në shumë ngjarje që do të mbahen në kuadër të konferencë, ndërsa është planifikuar që të realizohen edhe shumë takime bilaterale.

Është planifikuar që kryeministri, Zoran Zaev të ketë takim bilateral me kryeministren e Mbretërisë së Norvegjisë, Erna Solberg dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kryeministri Zaev do të realizoi takim edhe me senatorin James Rish, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, si dhe me ish-nënkryetarin Joe Biden.

Në këtë panel diskutimesh kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras do tu jepet çmimi “Evald Fon Klajst”, për arritjen e marrëveshjes së Prespës.