Edhe Robben frikësohet nga Liverpooli

Edhe Robben frikësohet nga Liverpooli

Bayern Munih nuk po kalon formën e tij më të mirë.

Ekipi gjerman do përballet në Champions League me Liverpool i cili ndodhet në top formë.

Në prag të kësaj ndeshjeje mesfushhori holandez Arjen Robben e ka cilësuar stadiumin e “Anfield” si më të keqin në botë. “Bavarezët” do të udhëtojnë drejt Anglisë për të luajtur të martën sfidën e parë mes dy ekipeve.        

Robben, i cili do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, nuk ka kujtime të mira nga ky stadium, që nga koha kur luante me Chelsea.

“Nëse më pyesni për stadiumin më të keq në botë, ju them se ai i Liverpool është i tillë. Unë kam qenë dhe do të mbetem një shënjestër e tifozëve të atij stadiumi”, tha Robben.

Më tej, 35-vjeçari tha: “Megjithatë, unë jam gati për këtë sfidë dhe nuk kam asnjë problem të luaj aty. Në shkojmë për fitore edhe pse Liverpool po bën një paraqitje të mirë këtë sezon dhe kryesojnë në Premier. Janë dy ndeshje, ndaj gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Arjen Robben.