Gattuso: Piatek ‘jeton për të shënuar gola’

Gattuso: Piatek ‘jeton për të shënuar gola’

Gennaro Gattuso ka komentuar formën e jashtëzakonshme të Krzysztof Piatek, pasi lojtari shënoi  edhe në fitoren e fundit të Milan.

Milan shënoi mbrëmë fitore shumë të rëndësishme kundër Atalantas, me rezultatin 1:3, ku dy herë realizoi sulmuesi polak.

Ai ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje dhe sigurisht se kjo nuk mund t’i ketë ikur trajnerit të ‘rossonerëve’.

“Në shtatë apo tetë muaj të gjithë janë mësuar me këto gola” ka thënë Gattuso për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

“Piatek është një lojtar që jeton për të shënuar gola. Ai po bën mirë edhe me lëvizjet, dhe ka aftësi teknike shumë të mira” ka thënë tutje ‘Rino’.

“Ne jemi të lumtur që e kemi atë në skuadër” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Milan.

Kujtojmë se Piatek shënoi edhe njo ‘dopio’ muajin e kaluar, në Kupën e Italisë, kundër një kundërshtari si Napoli.