Shokon ish-portieri: 99% e lojtarëve në Itali vendosin baste

Shokon ish-portieri: 99% e lojtarëve në Itali vendosin baste

“Në Itali 99% e lojtarëve vendosin baste, edhe ata të Serie A”. Është ky pohimi shokues i Marko Paoloni, ish-portierit të Kremonezes, i përfshirë në hetimet e vitit 2011 të prokurorisë italiane për trukimin e rezultateve të ndeshjeve.

I konsideruar në atë kohë si një talent i vërtetë, madje pjesë e kombëtares U-19, ai ka pranuar se luante në bastet sportive, por asnjëherë nuk ishte përpjekur të paracaktonte rezultatin. “Në atë kohë kam humbur më shumë se 500 mijë euro”, ka thënë Paoloni në një intervistë për mediat lokale.

 “Kam gabuar, por nuk kam trukuar ndeshjet. Ka gjëra që nuk funksionojnë. Në botën e futbollit 99% luajnë baste, madje edhe në Serie A, por unë jam më i penalizuari nga të gjithë”, ka vijuar më tej ish-portieri, i cili u hetua dhe u dënua me përjashtimin e përhershëm nga futbolli./BW/