Menduh Thaçi uron krerët e shtetit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Menduh Thaçi uron krerët e shtetit të Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka uruar 11 vjetorin e Kosovës duke u dërguar një telegram urimi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të parlamentit, Kadri Veseli.

Thaçi tha se kjo ditë është e rëndësishme për mbarë kombin shqiptar dhe ka uruar që Kosova të jetë sa më shpejtë pjesë e BE-së dhe NATO-s, njofton Klan Kosova.

Ja telegrami i urimit:

Në këtë përvjetor të rëndësishëm për mbarë kombin shqiptar, urojmë që Kosova shumë shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në emrin tim personal dhe në emër të PDSH-së ju uroj juve dhe gjithë shqiptarëve që këtë ditë ta kremtojmë me krenari dhe me besim të plotë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.