Rektori i Universitetit të Prishtinës u uron Pavarësinë e Kosovës

Rektori i Universitetit të Prishtinës u uron Pavarësinë e Kosovës

Rektori i Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina”, Majram Dema, ka thënë se 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, sjell emocione të përziera, por mbi këto ndjenja, qëndron e palëkundur ndjenja e krenarisë.

“Në këtë ditë të markimit të shtetit tonë të pavarur, gjejmë çastin e duhur që të reflektojmë për rrugëtimin tonë unik, me plot sakrifica dhe progres të madh”.

“Në ditëlindjen e 11-të të vendit tonë, ju ftoj që të reflektojmë krenari, por edhe të qëndrojmë unik në synimin tonë për një Kosovë të zhvilluar mbi bazën e vlerave të shtetësisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, ju ftoj që së bashku t’u bëjmë ballë sfidave të kohës, duke mbrojtur vlerat tona, ashtu siç vepruam në çdo etapë të historisë sonë kombëtare”.

“Në këtë ditë të sakrificës, ju ftoj që të japim më shumë kontribut nga vetja jonë, për një të ardhme ku arsimi do të jetë prioritet shtetëror. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është shumë i përkushtuar për të arritur rezultate të krahasueshme në nivel ndërkombëtar, si dhe të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Republikës së Kosovës”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Dema.


MË SHUME NGA Aktuale