Veseli bashkë me Walker përurojnë Palestrën Sportive në Shtime

Veseli bashkë me Walker përurojnë Palestrën Sportive në Shtime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përuruar sot Palestrën Sportive të komunës së Shtimes.

I shoqëruar edhe nga ambasadori William Walker, kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo palestër është objekt modern ku do t’ju ofrojë mundësi të jashtëzakonshme sportistëve të kësaj komune, njofton Klan Kosova.

”Në këtë ditë feste, për qytetarët e Shtimes kishte edhe një gëzim më shumë. Bashkë me ambasdorin Walker, krerët e komunës, ministrin Gashi dhe shumë qytetarë, përuruam Palestrën Sportive të qytetit, një objekt modern që do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për sportistët e kësaj komune që të zhvillojnë talentin e tyre. Në Shtime dhe qytete tjera, do të rriten investimet në sport dhe kulturë”.


MË SHUME NGA Aktuale